Unikkatil

Saturday, April 28, 2012

BabaStars Del me nje Diss Kunder Noizy

Pas rrahjes tashmë të famshme me Noizyn dhe një prej miqve të tij, BabaStars ka goditur liderin e OTR me një këngë që në zhargonin e reperëve quhet ‘diss’. Kënga titullohet e BabaStars titullohet ashtu sikur ‘labeli’, “BabaStars”, ndërsa në të performojnë edhe anëtari i ri Cozy Cozman dhe Stresi. Telegrafi i pari kishte raportuar mbi incidentin e ndodhur në aeroportin e Zurichut, ku janë përleshur anëtarët e BabaStars me Noizyn dhe një prej miqve të tij i cili ka marrë lëndime të rënda në kokë të cilat ka refuzuar t’i shfaqë. Nga ana tjetër si fitues për fansat e OTR është Noizy, i cili në mënyrë ‘triumfale’ ka shfaqur në videon e tij qaforen e rivalit të tij të përbetuar, Getit.

0 comments:

Unikkatil